Tensione dhe debate edhe mes opozitës së re. Deputetët janë të ndarë në disa grupe, ku një mbështet Myslym Murrizin dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor e pjesa tjetër nuk kanë pranuar të shprehen. Pas përplasjes mes dy deputetëve Ralf Gjoni dhe Halit Valteri, ku u desh ndërhyrja e Myslym Murrizit, fjalën e mori ky i fundit, ku u ndal tek drejtësia e re, dhe tha se do të ishte mirë që nëse KLGj e KLP janë dakord, atëherë le të ndryshohet sërish Kushtetuta. E teksa po përfundonte fjalën, ai thumboi deputetin Ralf Gjoni, për të cilin tha se kërkon të bëhet protagonist, duke përdorur kauzën e të tjerëve.

DEBATI NË KUVEND: 

Myslym Murrizi: Faleminderit z.kryetar ndoqa aq sa munda raportet. Ajo që vura re ishte se secili prej tyre kishte hasur vështirësi në mirëmenaxhimin e institucioneve kolegjiale që ata drejtojnë. Doja ti drejtoja disa pyetje kryetarit të KLP. Sa anëtarë të KLP rezultojnë me të kaluar të errët nga autoriteti i dosjeve, a ka KLP dhe KLGJ gjyqtarë dhe prokurorë bashkëpunëtorë të regjimit. Po mbushet një vit nga inagurimi i Pallatit të Drejtësisë dhe ende sot, KLGJ, KLP e ILD po enden skutave me qira dhe s’po ju jepet në dorë ky pallat. Në dijeninë time, mesa shoh ju si organ keni në dorë çelësat e kashtës në dorë. Aty ka individë që luajnë për interesat e ulëta të kryetarëve të tyre që i kanë këtu. Të gjitha këto, e shumë e shumë probleme të tjera, mund t’i adresoni duke sjellë letër në Kuvend për të ndryshuar ligjin. Koha ka treguar se jo çdo gjë ishte e mirëmenduar për këtë ligj. Ralf nëse të mungon protagonizmi, merr shkresën në protokoll firmose. Po mendon se po doli djalë e merr, e po doli vajzë t’a mbajë Murrizi me shokë. S’kam ardhur këtu si trastambajtës i askujt. Në 2005, 2009 palaçot më kanë vjedhur mandatin. S’të bën foltorja faktor tek qytetarët as takimet skutave.

Ralf Gjoni: Dua fjalën për replikë. Myslym i nderuar, e dimë të dy që unë e ti jemi në një llogore. të lutem një sekond, s’dua që fjalët e mia të keqinterpretohen. Jam pro ndryshimeve kushtetuese, e kam firmosur edhe një vit më parë. Të kam dhënë edhe autorizimin në telefon të më përmendje emrin. Për të sqaruar se ndoshta edhe se kuptova. Unë jam totalisht pro përsakohë që kjo çon në hapjen e listave, por ama, Myslym i nderuar nuk mbështes vënien e një pragu 5% në një sistem rajonal. Nuk shkon, s’ka sens juridik. Të shohim ku do të shkojmë me Kushtetutën. Po u fut dora në Kushtetutë, futet edhe në anekse të tjera. Unë këtu e kam hallin. Jemi për hapjen e sistemit dhe të listave.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re