Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Amerikë nuk është lënë pa u pyetur për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

 

Në një intervistë për te dhënë per Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës në Detroit, ai ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhrat si i paraqet terreni.

 

“Unë jam njeri i terrenit si ushtari i Amerikës në terren, unë i zbatoj urdhërat po i zbatoj si i paraqet tereni. Unë besoj se duke e forcu Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

 

Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i takon botës që udhëhiqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe të ngjashme si të SHBA.

 

“Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhenia e Kosovës me Serbinë është e ndishme se kemi pas luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre.”, tha Haradinaj.

 

Haradinaj e dha intervistën pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re