Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se grupi i ekspertëve të qeverisë po shqyrtojnë edhe mundësinë e heqjes së një tjetër taksë si masë lehtësuese për biznesin e vogël.

Ai theksoi se po mendohet për heqjen e taksës së TVSH-së për biznesin e vogël.

“Ne do të marrim një vendim të tillë, po e studiojmë, në mënyrë që të mos  të shohim më inspektorë tatimesh nëpër zyra dhe t’u sillen nëpër këmbë. Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, theksoi Rama.

Ndërsa nuk ka ngurruar të lëshojë batuta se  qëndrimet e analistëve në studio janë si pjesë e arkeologjisë dhe shtoi se “po juë në dorën e tyre që bëjnë arkeologji”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re