Në vitin 2026 qeveria synon që taksën e pasurisë nga qytetarët ta vjelë jo më bazuar në çmimet e referencës, por në vlerën reale të tregut.

 

Ministrja Ibrahimaj deklaroi se ky rishikim i taksës do të marrë pak kohë sepse ka ndikim te të gjithë qytetarët, duke i bërë ata të paguajnë më shumë.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Ne synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin,. Do të konsultohet gjerësisht me ju, me universitetin e ekonomisë dhe bujqësorin. Synohet që përmes këtij lighji të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë, që do të ndikojë në taksat e bashklive. Është një proces i komplikuar, që do të prekë të gjhithë popullatën. Ne dso të marrim kohën e duhur me qëllim mriatimin e ligjit, por edhe zabtimin e tij. Taksa për banesat do të hyjë në fuqi në 2026, ndërsa për trokagt bujqësore në 2028. Përmes ligjit ne do të duam që taksa mbni pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo mbi çmimet e referencës,. Vetë përcaktimi i vlerës reale është I vështirë që do të përpilohet nga drejtoria e kadastrës fiskale, duke qenë një taksë që mblidhet nga ju, duhet një angazhim më i madh nga të gjitha bashkitë, me qëllim zbatimind he mbledhjken e taksës në të gjithë cepat e vendit.”

 

Ibrahimaj u la bashkive detyrë të tregohen të kujdesshme në mbledhjen e kësaj takse, ndërsa u kërkoi edhe të reduktojnë më tej detyrimet e prapambetura.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Detyrimet e prapambetuta, një problem madhor që ne gjetëm para reformës territorial kanë ardhur në ngadalësim, në fund të 2022 është në nivelin e 5,.4 mld lekë ose 55% më I ulët në krahasim me atë që gjetëm në 2015. Bashkitë duhet të marrin masa në këtë drejtim për të ulur stokun e detyrfimeve e prapambetura. Bashkitë të kushtëzuara ku bashkitë me detyrime të prapambetura dhe një buxhet që ende nuk është i alokuar, do të kenë detyrimin që një pjesë të buxhetit ta kalojnë për të paguar detyurimet e prapambetura.”

 

Aktualisht, taksa e pasurisë mblidhet në nivele minimale, e fokusuar kryesisht në zonat urbane dhe vlera e saj ndryshon nga bashkia në bashki.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re