Qeveria nuk tërhiqet nga ligji, për t’i marrë vetëm sektorit të ndërtimit 3% të sipërfaqes mbi 2000 metra katrorë për efekt të strehimit social.

 

Ndonëse shoqata e ndërtuesve ka kërkuar që kjo taksë të mos paguhet vetëm nga ata, qeveria pritet të ndryshojë këtë nen të ligjit, ndryshim i cili është vetëm në funksion të bashkive.

 

E thënë ndryshe, pas miratimit të këtij ndryshimi, sipërfaqja e banimit që duhet të vihet në dispozicion mund të konvertohet në vlerë monetare.

 

Ne nuk kemi bërë ndonjë ndryshim të madh. Aty ku sipërfaqja mbi 2000 metra katrorë është e vogël dhe nuk përkthehet në njësi banimi të mund të konvertohet me vlerë tregu në vlerë monetare. Ndërkohë që do të sanksionojmë që në të gjitha bashkitë e tjera të merret në njësi banimi-u shpreh Ibrahimaj.

 

Por nga 61 bashki, vetëm në 9 prej tyre është arritur që të zbatohet 3% për strehimin social. E thënë ndryshe, në 5 vite të zbatimit të këtij ligji janë rreth 43 mijë metra katrorë që shteti ka marrë për llogari të të pastrehëve, ku 88% e kësaj sipërfaqe i takon bashkisë Tiranë.

 

 

Nga kjo sipërfaqe nëse do ta konvertonim në apartamente janë 500-540 apartamente që ka përfituar bashkia Tiranë. Në total bashkia ka mledhur 1.9 miliard lekë nga fondi I strehimit social- tha ministrja.

 

Ju po thoni që bashkia ka shkelur ligjin, pasi një vëndim këshilli bashkiak nuk mund të dalë mbi ligjin. Në ligj është e shkruar qartë që vlera jepet në objetk dhe jo në para, sic e ka mbledhur bashkia tiranë gjithë këto vite-u shpreh petrit Vasili deputet.

 

Ndërtuesit e kanë konsideruar ligjin e qeverisë si antikushtetues, pasi strehimi social është një fenomen për të cilin duhet të kontribuojnë të gjithë, dhe jo vetëm kompanitë e ndërtimit.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re