Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë sa I takon taksës progressive.

 

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Maqedonia e Veriut hoqi dorë nga taksa pasi sipas tij, rezultoi jo produktive. Duke iu referuar këtij fakti, Vasili ngre pyetjen nëse do të tërhiqet edhe kryeministri Rama apo jo, pasi sipas tij, taksa progressive po shkatërron ekonominë.

 

“Maqedonia braktis Taksen Progresive,po shkollepaku yne deshtak a do te reflektoje??? Kryeministri Zajev deklaroi heqjen dore nga Taksa Progresive si jo produktive dhe qe nuk dha asnje nga rezultatet e pritshme. Ministrja e financave e Maqedonise se Veriut Nina Angelovska deklaroi se “per tre vitet qe vijne do te aplikohet taksa e sheshte prej 10%.”. Shkollepaku yne Edi Rama, qe ulerinte lart e poshte per gjoja sistemin e Taksimit te Ndershem dhe taksen progresive nuk prodhoi asgje tjeter pervecse prodhoi nje shkaterrim ekonomik pa precedent. Ky shkaterrim ekonomik prodhoi ulje te te ardhurave,anarki shteterore deri edhe mospagim te sigurimeve shoqerore,korrupsion dhe shnderrimin e administrates tatimore ne armike te betuar te biznesit. Opozita shqiptare e ka bere publik qendrimin e saj se Taksa e Sheshte eshte zgjidhja e vetme. Shkollepaku deshtoi turpshem me Taksen Progresive, tani eshte koha te ike per te mos shtyre ne greminen ekonomike te gjithe shqiptaret. Dhe te mos harrojme se ne klasifikimin e Doing Business Maqedonia eshte e 17 ndersa Shqiperia eshte e 82 duhe humbur brenda nje viti 19 vende.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re