Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Tiranës.

Një taksi ka përplasur një biçikletë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish-hotel Dajtit.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plāgosur drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re