Vaksinimi në qytetin e Fierit vijon normalisht në çadrat e vendosura në sheshin e qytetit. Aktualisht po kryhet vaksinimi për të gjitha kategoritë me risk të lartë.

Ndërsa ditën e sotme taksistët dhe punonjës të transportit publik, janë shprehur të indonjuar për faktin se nuk po vaksinohen ende, kur në fakt vaksinimi i tyre duhet të bëhej menjëherë pas punonjësve të policisë.

Sipas tyre, fakti që nuk janë vaksinuar ende, nuk u jep siguri qytetarëve që të udhëtojnë me ta dhe kjo u krijon probleme ekonomike të cilat kanë qenë më të mëdha gjatë pandemisë së Covid-19.

Përvecse mund t’u japë siguri, vaksinimi i taksistëve dhe punonjësve të transportit publik do të ishte një mundësi ëpr rimbëkëmbje ekonomike për ta.

Ne Fier punonjësit e sherbimit taksi qendrojnë pranë prefektures dhe janë me shumë se 15 drejtues të këtij shërbimi të licensuar .Ndërsa përsa i përket shërbimit te transportit publik deri më tani janë vaksinuar vetëm personat +60 vjeç ndërsa kolegët e tyre akoma jo.

Në tërësi, procesi i vaksinimit në Fier vijon të jetë normal, për grupet që po marrin dozën e vaksinës së dytë për Covid-19.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re