Shërbimi taksi në Vlorë është në vështirësi. Prej një jave kanë filluar lëvizjet brenda qytetit, ndërsa prej dy ditësh mund të lëvizin, edhe mes qyteteve.

Situata e pandemisë ka shkaktuar problematikat e saj.  Taksistët kanë dalë në punë me shpresën se do të nisë rimëkëmbja ekonomike e familjeve të tyre. Por një gjë e tillë duket e pamundur. Sipas tyre pjesa më e madhe preferojnë lëvizjet në këmbë, dhe shmangin sa të mundin shërbimin taksi.

Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se në qytetin e Vlorës taksistët janë shprehur të pakënaqur, ndërsa kanë theksuar se edhe lëvizja brenda qytetit nuk ka qenë premtuese.

Si ka qenë kjo periudhë?

Taksisti: Shumë dobët nuk ka punë

Gjatë javës keni punuar në qytet?

Taksisti: Një rrugë, dy rrugë. Kur janë njerëzit me orare të reduktuara nuk ka punë.

Fakti që duhet të merrni një numër të kufizuar pasagjerësh, ndikon?

Taksisti: Ishte me një, u bë me dy.

Ndikon kjo?

Taksisti: Nëse do të vazhdojë kështu shumë dobët. Taksat janë për tu paguar, sigurimet po. Ishte pak e vështirë në fillim, por tani u mësuam. Tani kemi disa ditë që kemi dalë sipas udhëzimeve. Njerëzit janë pak të frikësuar, preferojnë të dalin më shumë në këmbë sesa makinë. Duan të ruajnë.

Taksistët shprehen se detyrimet që i kanë shtetit i kanë paguar të gjitha.

Juve nuk iu kanë falur ndonjë gjë?

Taksisti: Taksat do të shtyhen. Nuk ka kërkesa, na e ka dhënë të drejtën të shkojmë në qytetet të tjera.  Kemi dy taksa të vogla. Ndërsa sigurime shoqërore i paguam, kur erdhi paga e luftës.

Ndërkohë që edhe Pogradeci prej një jave është zonë e gjelbërt. Mesa duket qytetarët në Pogradec nuk kanë abuzuar me shfrytëzimin masave të marra për parandalimin e COVID-19.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha se dyndje apo grumbullime janë vërejtur në ato vende ku marrin shërbime qytetarët. Në 6 Bashki të qarkut të Korçës 5 prej tyre janë shpallur zona të gjelbërta. Tashmë, Pogradeci është në pritje të pushuesve edhe pse kjo nuk pritet të ketë lëvizje të lartë për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re