Raul Torres po bëhej gati për të nisur turnin e punës si taksist. Një telefonatë nga një hotel i dërgon adresën ku do ta priste një vajzë e re në moshë.

Vajza që kishte porositur taksinë kishte humbur telefonin dhe dokumentat mbrëmjen e kaluar dhe në vështirësi për t’u lidhur me familjarët, kishte kaluar natën tek një mike. Beka jetonte në një tjetër shtet dhe kishte ardhur në Kaliforni për të disa pushime

Taksisti vjen dhe merr 23 vjeçaren e cila i kërkoi të shkonin në një dyqan për të blerë një celular.

Gjatë rrugës, taksisti shikon se 23 vjeçarja ishte e mërzitur dhe e pyet nëse ka diçka që nuk shkon. Beki i tregon se nuk jeton në Kaliforni e se dje kishte humbur dokumentat e celularin. Ajo dyshonte se mund t’ja kishin vjedhur.

Me të mbërritur në dyqanin e celularëve, taksisti ndihmon me procedurat 23 vjeçaren dhe i thotë se do t’i gjendet pranë për çka ajo ka nevojë. Taksisti i thotë vajzës që nëse ka dëshirë, të mund të shkonin për të ngrënë diçka. Gjatë bisedës, taksisti i tregon 23 vjeçares se e bija e tij po luftonte me sëmundjen e kancerit.

“Kur më tregoi për vajzën 18 vjeçe, thashë me vete, o Zot, po i humb kohën një babai që të bijën e ka me kancer”-tregoi 23 vjeçarja.

Pas ushqimit, taksisti e dërgon 23 vjeçaren sërish në vendin ku ajo kishte humbur dokumentat. Fatmirësisht, Beki arriti të gjejë celularin dhe kartën e kreditit. Taksisti kishte qëndruar në ndihmë të 23 vjeçares për afro 8 orë dhe para se të ndahej, Beki dëshiroi të flasë me të shoqen e Raulit për t’i thënë se ka një bashkëshort të mrekullueshëm.

“E shoqja e Raulit më tha se ai përherë ndihmon njerëzit”-shpjegoi 23 vjeçarja.

Me t’u kthyer në shtëpi, Beki përdori rrjetin social për të treguar historinë e taksistit dhe vendosi të hapë një gofundme për të mbledhur para për vajzën e Raulit. Kishte vënë si objektiv 1 mijë dollarë, para të cilat u mblodhën për 1 orë. E habitur nga reagimi i madh i njerëzve, 23 vjeçarja rriti objektivin e gofundme-s. Historia u bë virale dhe pas disa ditësh u akumuluan afro 250 mijë dollarë në bamirëso.

Të gjitha paratë i shkuan familjes së taksistit, e cila kishte hyrë në borxhe për t’u përballur me faturat financiare për kurimin e vajzës. 23 vjeçarja shpjegoi se taksisti i kishte treguar për dëshirën e tij për të hapur një restorant, që të sjellë më shumë fitime në familje.

Pas takimit të tyre, Beki shkoi sërish në Kaliforni për t’u njohur me familjen e taksistit.

“E dua shumë atë familje. Dolëm së bashku një ditë. Dëshiroj shumë që Rauli të mund të hapë një biznes të tijin që të jetë më i qetë (financiarisht). Ai është një njeri shumë bujar dhe më ka ndihmuar ta shoh botën ndryshe”-shpjegoi 23 vjeçarja.

Burimi: USA today

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re