Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka firmosur Ligjin për gjuhët, i cili do të dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe  pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.

 

Kreu i Kuvendit,përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se pasditen e kësaj të hëne ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare.

 

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është  në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

 

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re