Skip to content

Talat Xhaferi kryeministër i RMV, ministri Hasani: Besimplotë se do të përmbushë angazhimet dhe detyrimet

igli hasani talat xhaferi scaled

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashme, Igli Hasani, ka uruar Talat Xhaferin për postin e ri, atë të kryesministrit të Maqedonisë së Veriut.

Hasani shprehet besimplotë se Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar.

Postimi i Ministrisë së Jashtme:

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike,… pic.twitter.com/EfwnezJcTQ

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) January 28, 2024

“”