Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski foli me konsiderata për Talat Xhaferin që tashmë është i pari shqiptar si kryeministër, si dhe për faktin se shqiptarët tashmë janë kudo në nivelet qeverisëse të Maqedonisë.

“Në këto 20 vitet e shkuara, pasi është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët janë të përfaqësuar shumë mirë në të gjithë sistemin maqedonas. Nuk ka asnjë institucion ku ata nuk kanë qasje. Ne kemi shqiptarë në funksione shumë të larta.

Nëse në vitin 2001 kishte 2.4 % tani është në nivelin e 21 %. Kishim kryekuvendar shqiptar, tani kemi kryeministër.

Me zotin Xhaferi ne punojmë edhe në mënyra zyrtare, por njihemi edhe privatisht që në vitet e shkuara. Talat Xhaferi ka punuar në mënyrë profesionale, i paanshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse LSDM i dha mbështetje për të qenë kryetar i Parlamentit në Maqedoni”, tha ai për Euronews Albania.

Ai pati një autovlerësim mbi rolin si president kur tha se në “pesë vitet e shkuara kam qenë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se kujt etnie i përket. Sa i përket shqiptarëve më vini në një pozicion jo shumë të rehatshëm, por mund të them se në pesë vitet e shkuara shqiptarët në aktivitetet e mia të përgjegjësisë kanë arritur në pozicionet më të larta. Kemi gjeneralë, anëtarë të Këshillit të Sigurisë, etj”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re