Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi sot  Qeverinë teknike e cila do të drejtohet për herë të parë nga një shqiptar. Kabineti i Talat Xhaferit  mori 65 vota pro ndërsa tre deputete votuan kundër e 1 abstenoi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paraqi programin që do të zbatojë gjatë qeverisjes 100 ditore. Ai tha se sundimi i të drejtës, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rujatja e kursit euroatlantik te vendit mbeten prioritet.

“Puna  e qeverisë do të zbatohet në këto parime: respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë së Veriut, përgatitja dhe zbatimi i suksesshëm i zgjedhj eve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, të lira dhe konkurruese në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik”, tha Xhaferi.

Ndërkohë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke e konsideruar moment historik tha se marrëveshja e Ohrit i dha të drejtën Talat Xhaferrit të bëhet zot në shëpinë e tij.

“Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar sepse për këto 22 vite bashkë kemi punuar”, tha Ahmeti.

I pari shqiptar në Maqedoninë e  Veriut i cili mban  postin e kryeministrit pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në Ligjin për zgjedhjet.

Pjesë e kësaj qeverie teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Kjo parti do të ketë gjithashtu tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re