Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një takim joformal me gazetarët ka folur edhe rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai nuk përjashton këtë mundësi në rast se shumica parlamentare vendos të shpërbëhet.

“Zgjedhje parlamentare të parakohshme mund të ketë gjithnjë, kur shumica parlamentare do të vendosë të shpërbëhet. Obligim im kushtetues është që në afat prej 10 ditësh të caktoj zgjedhje”, tha Xhaferi.

Por megjithatë, sipas tij për një shtet serioz do të ishte joroserioze të mendohet për zgjedhje parlamentare.

“Unë nuk mund të ju tregoj se a do të ketë ose jo zgjedhje, por në një shtet serioz, ku duhet të realizohen punë serioze, nuk do të ishte serioze të mendohej për një gjë e tillë, pra për zgjedhje parlamentare të parakohshme”, ka thënë Xhaferi.

Duke komentuar edhe për mënyrën e se si rrjedhin punët në Kuvend, Xhaferi ka thënë se për një vit nuk mund të pritet të realizohen punë dhe të miratohen ligje të cilat nuk janë realizuar për vite të tëra.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re