Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka uruar Talat Xhaferin për postin e tij si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji thekson se mandatimi i Xhaferit është një ngjarje historike, e cila sipas tij dëshmon zotësinë e tyre shteformuese e të ushtrimit të përgjegjësive.

“Inkurajues mesazhi i sotëm në Parlament i kryeministrit Xhaferri për orientimin euroatlantik dhe përgaditjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shkruan ai.

Ndër të tjera, Salianji nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin shprehet se “është i vetmei kryeministër shqiptar në rajon që nuk punon për zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërsa shton se “konkuron ngushtë me Vuçiç në Beograd”.

Reagimi i Ervin Salinjit

Ngjarje historike mandatimi i Talat Xhaferrit si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, çka deshmon për avancimin e të drejtave të bashkekombasve tanë dhe zotêsinë e tyre shtetformuese e të ushtrimit të pergjegjësive. Inkurajues mesazhi i sotëm në Parlament i kryeministrit Xhaferri për orientimin euroatlantik dhe përgaditjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

I vetmi kryeministër shqiptar në rajon që nuk punon për zgjedhje të lira e të ndershme për fat të keq, ngelet Edi Rama.

Po ai nuk është vetëm në këtë drejtim. Konkuron ngushtë me Vuçiç në Beograd.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re