Qeveria talebane ka vendosur rregulla të reja që ndalojnë gratë të shfaqen në drama televizive në Afganistan, ndërsa gazetarët dhe spikeret televizive janë urdhëruar të mbajnë shami.

Udhëzimet e fundit për sjelljen nuk thonë sesi femrat duhet të mbulohen në televizion, shkruan BBC.

Gazetarët nga Afganistani theksojnë se disa rregulla janë të paqarta dhe i nënshtrohen interpretimeve të ndryshme.

Grupi më i fundit i udhëzimeve të talibanëve, i lëshuar për kanalet televizive afgane, përmban tetë rregulla të reja. Këto përfshijnë ndalimin e filmave që konsiderohen në kundërshtim me parimet e Sheriatit ose ligjit islam, si vlerave afgane, ndërsa pamjet e burrave që zbulojnë pjesë intime të trupit janë të ndaluara.

Komeditë dhe shfaqjet argëtuese që fyejnë fenë ose mund të konsiderohen fyese për afganët janë gjithashtu të ndaluara. Talebanët këmbëngulën që filmat e huaj që promovojnë vlera të huaja kulturore nuk duhet të transmetohen.

Sipas BBC, kanalet televizive afgane shfaqin kryesisht drama të huaja me personazhet kryesore femra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re