Një fotografi e fuqishme e një fotoreporteri të Reuters të marrë në Kabul u përhap sot në media dhe rrjetet sociale.

Fotografia është bërë të martën në protestën e grave trime afgane kundër qeverisë së re talebane, në të cilën nuk ka gra apo pjesëtarë të pakicave fetare.

Gruaja së cilës talebanët drejtuan një pushkë të prodhuar nga Amerika ishte “e armatosur” vetëm me një shishe ujë.

Nuk dihet se kush është kjo grua trime.

Shumë në mediat sociale shprehën admirimin për një grua të guximshme të paarmatosur e cila, së bashku me protestuesit e tjerë, kundërshtuan një ushtar të armatosur, një anëtar i një grupi islamik, i cili po shkel pa mëshirë të drejtat e grave në Afganistan.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re