Talibanët, të cilët morën pushtetin në Afganistan muajin e kaluar, i dërguan një letër Kombeve të Bashkuara (OKB) duke kërkuar të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 76-të në Nju-Jork.

Ndërsa debati vazhdon në OKB se kush do të përfaqësojë Afganistanin, Talibanët në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thanë se Afganistani duhet të përfaqësohet nga ata e jo nga qeveria e mëparshme.

Në një letër të nënshkruar nga Emirhan Muttaki, ministër i Jashtëm i qeverisë së përkohshme të Talibanëve është bërë kërkesë për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme.

Në letrën e tij, Muttaki propozoi Suheyl Sahin, një nga zëdhënësit e tij, për Përfaqësuesin e Përhershëm të Afganistanit në OKB.

Pasi vendet të paraqesin emrat e kandidatëve të tyre në organizatë për ambasador në OKB, ato miratohen nga Komiteti i Akreditimit i Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së.

Afganistani është ende i përfaqësuar në OKB nga Ghulam Isaczai, Përfaqësuesi i Përhershëm i qeverisë në OKB.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re