Talibanët në Afganistan marshuan në qytetin Maidan, më pak se 50 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Kabul, konfirmuan burimet.

Duke marrë kontrollin në pjesën më të madhe të jugut të trazuar dhe pothuajse të gjitha provincat veriore, forcat talebane tani kanë filluar të forcojnë kontrollin rreth kryeqytetit.

“Muxhahidët (talebanët) morën kontrollin e plotë në Sharan, kryeqytetin e provincës Paktika. Zyra e guvernatorit, selia e policisë, inteligjenca dhe të gjitha vendet u ‘çliruan’”, shkroi në Twitter zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid.

Pamjet e shpërndara nga një llogari e talebanëve treguan qindra luftëtarë të armatosur të grupit duke pasur nën kontroll autostradën kryesore në provincën Maidan Wardak që lidh Kabulin me pjesën tjetër të provincave jugore dhe perëndimore të vendit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e vendit pohoi se ka zmbrapsur një sulm të madh në qytetin verior Mazar-e-Sharif. Në sulmet ajrore dhe tokësore, ministria tha se 265 kryengritës u vranë në 24 orët e fundit.

Duke shënuar avancime të shpejta gjatë ditëve të fundit, talibanët tani kanë marrë kontrollin e 18 prej 34 kryeqyteteve provinciale të Afganistanit.

Përpara Sharanit, Qalat ishte kryeqyteti i 17-të provincial që u mor nën kontroll plotësisht ose pjesërisht nga talibanët, pas qyteteve Tarinkot, Pul-e-Alam, Kandahar, Lashkargah, Herat, Feroz Koh, Qala-e-Nau, Ghazni, Fayzabad, Aybak, Zaranj, Sheberghan, Kunduz, Pul-e-Khumri, Taluqan dhe Sar-e-Pul.

Ndërkohë, në një fjalim të shkurtër televiziv, presidenti Afganistan Mohammad Ashraf Ghani u zotua se do të vazhdojë të mbrojë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re