Lejimi i aksesit në arsim për vajzat dhe gratë është një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar për talibanët që kur ata përmbysën qeverinë pro-perëndimore në fund të gushtit.

Talibanët do t’i lejojnë vajzat në Afganistan të kthehen në shkollën e mesme nga java e ardhshme, tha një zyrtar i ministrisë së arsimit pas një muaji pasigurie nëse vajzave dhe grave do t’u lejohet aksesi në arsim.

“Të gjitha shkollat ​​do të jenë të hapura për djemtë dhe vajzat,” tha për Reuters Aziz Ahmad Rayan, një zëdhënës i ministrisë së arsimit.

 “Por do të ketë disa kushte për vajzat”, tha ai, ku ato do jenë veçmas nga kolegët meshkuj dhe stafi i tyre mësimor do të jetë vetëm femra.

Në disa zona rurale ku ka mungesë edukatore femra, raportohet se vajzat do të lejohen të mësohen nga mësues të moshuar meshkuj.

Lejimi i aksesit në arsim për vajzat dhe gratë është një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar për talibanët që kur ata përmbysën qeverinë pro-perëndimore në fund të gushtit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re