Talibanët kanë shpallur qeverinë e re të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI do të jetë ministër i brendshëm.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.
Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane, shkruan BBC.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ministër i Mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.
Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i Brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani.