Kompania spanjolle e prodhimit të veshjeve “Zara” ka reaguar pas “kryqëzimit” në rrjete sociale nga miliona përdorues, mbi fushatën e saj të fundit që promovon linjën e re të xhaketave.

Përmes një postimi Zara thekson se ka fshirë fotot që sollën shqetësimin e përdoruesve të platformës, ndërsa krahasimin me situatën në Lindjen e Mesme e cilëson si keqkuptim.

 “Fatkeqësisht, disa klientë u ndjenë të ofenduar nga këto imazhe, të cilat tashmë janë hequr, dhe panë në to diçka që nuk kishte lidhje me qëllimet e krijimit të tyre”, thuhet në një mesazh të postuar në llogarinë e Zara-s në Instagram.

Pas kërkimit të faljes, Zara sqaron se në fakt frymëzimi për këtë fushatë vjen nga moda e meshkujve të shekujve të kaluar.

“Na vjen keq për keqkuptimin, ne shprehim përsëri respektin tonë të thellë për të gjithë”, thuhet në mesazhin e kompanisë.

Miliona përdorues të rrjeteve sociale në mbarë botën kërkuan bojkotin e kompanisë, pasi fotot e publikuara paraqitën modelet në mesin e trupave të mbuluar me çarçafë të bardhë, duke e përkthyer si një tallje me luftën në Gazë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re