I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar ditën e sotme në sallën e gjyqit në GJKKO, ku ishin të pranishëm edhe disa të akuzuar nga ana e tij si të përfshirë në krime.

Seanca është zhvilluar mes tensioneve pasi të akuzuarit nga SPAK, i janë kundërvënë bashkëpuntorit të drejtësisë duke i ndërprerë dëshminë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

“Nuredin Dumani, krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime”, iu drejtua i akuzuari Petrit Qoli, i cili dyshohet për vasjen e Fatmira Habilit (Dedaj), krim i ndodhur në datën 14 shtator 2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Mësohet se togat e zeza të GJKKO ndërprenë seancën gjyqësore për disa minuta.

Nuredin Dumani ka zbardhur para trupit gjykues grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin dhe Gentian Sharrën etj.

I penduari i drejtësisë rrëfeu se gjatë grabitjes në Kavajë, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2012, Talo Çela ka goditur me levë në kokë kambistin dhe këtij të fundit iu thye nofulla.

“Talo i ra me leve në kokë kambistit, atij iu thye noflla nuk fliste dot, morëm cantën u larguam. Ndamë lekët pastaj diku tek 20 milionë”, tregoi në sallën e gjyqit Nuredin Dumani.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re