Taulant Balla, nr. 2 në PS, i akuzuar së fundi për miqësi me shtetasin Edmond Bego, ndaluar nga autoritetet greke për llogari të drejtësisë italiane, nuk e ka mohuar faktin se e njeh nga afër Begon, madje dhe familjrarisht. Por që kurrë sipas, biznesmenit 49-vjeçar nuk i është ofruar ndonjë mbrojtjeje politike.

“Sepse personi nuk ka qenë në kërkim dhe nuk është në kërkim ndërkombëtar nga askush dhe pas verifikimit. Pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike?”, tha Balla, që e sqaroi akoma dhe më shumë raportin e tij me Begon.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir.

Dua t’ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar.

Që shumë shqiptarë nëpër kufij të ndryshëm të BE vendosen në proces verifikimi të së shkuarës së tyre është një proces normal dhe janë të shumtë ata që e dinë”, theksoi kreu i grupit socialist.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re