Shtohet edhe një tjetër rast pozitiv me COVID-19 në qytetin e Korçës duke e çuar totalin në 14 raste të konfirmuara. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për bashkëshortin e 70-vjecares, e cila u konfirmua pozitive një ditë më parë.

 

I moshuari 75-vjeçar u dërgua nje natë më parë me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, aty ku duket se i është bërë për herë të dytë tamponi duke rezultuar pozitiv, ndërsa herën e parë doli negativ.

 

Në qytetin e Korçës ndodhet në banesën e saj bashkëshortja e tij 70-vjeçare, së bashku me djalin rreth të 50-ave. Edhe për këtë të fundit pritet përgjigja e analizave, për të parë nëse do të dalë negativ apo pozitiv ndaj koronavirusit.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re