Në një intervistë të dhënë për Al Jazeera, kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm për dialog me opozitën dhe se politika e ka për detyrë që të bashkojë vendin.

Ndër të tjera Rama tha se bojkoti ishte vetëvrasje për opozitën, por e ardhmja sipas tij duhet parë me optimizëm.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe.

 Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për veten e tyre.”- tha Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re