Zyrtarisht futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, kalon tek ekipi amerikan i Austin. Shitja e Uzunit është konfirmuar nga të dyja skuadrat me anë të komunikatave zyrtare, teksa Austin e prezantoi edhe të veshur me fanelën e ekipit

Zyrtarisht futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, kalon tek ekipi amerikan i Austin, në kampionatin amerikan të futbollit MLS.

Lojtari beratas ka nënshkruar deri në vitin 2027, me opsion edhe për një tjetër vit shtesë.

Amerikanet paguan për Uzuni klauzolën e lirimit tek Granada, në shifrën e 12 mln eurove.

Negociatat kishin nisur prej ditësh, teksa prej disa javësh Granada nuk e aktivizonte shqiptarin në ndeshjet e La Liga 2 në Spanjë, pas mosmarrëveshjeve për rinovimin e kontratës.

Shitja e Uzunit është konfirmuar nga të dyja skuadrat me anë të komunikatave zyrtare, teksa Austin e prezantoi edhe të veshur me fanelën e ekipit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko