Policia holandeze ka bllokuar një jaht, në të cilin gjendeshin 16 shtetas shqiptarë. Mediat lokale bëjnë me dije se krahas tyre janë kapur edhe dy persona me origjinë nga Ukraina që bësohet se ishin drejtuesit e jahtit, i cili do të vijonte lundrimin për në Angli.
Të dy ata do të akuzohen për trafik të qënieve njerëzore, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e jahtit të bllokuar. Nuk bëhet e ditur se nga ishin nisur shqiptarët, ndërsa destinacioni i tyre ishte Britania e Madhe.
Gisteravond hebben we bij een controle van een plezierjacht bij de kust van Zeeland samen met @PolitieLE en @Kustwacht_nl 2 Oekraïense verdachten aangehouden als verdachten van mensensmokkel. Op het jacht werden 16 Albanezen aangetroffen. Marechaussee doet het onderzoek. pic.twitter.com/efxRf5Uni7
— Koninklijke Marechaussee (@Marechaussee) September 4, 2021
Policia po kryen hetime të tjera në lidhje me këtë rast të trafikut njerëzore, pasi është rast i përsëritur dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për një linjë, e cila përdoret vazhdimisht nga grupe që duan të kalojnë emigrantë të paligjshëm në ishullin britanik.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb