“Tani keni sy për të parë” është shfaqja për gratë e nënshtruara që është vënë së fundmi në Teatrin ‘Eksperimental’. Pesë personazhet tregojnë se si gratë zhduken në kulturën tonë.

Ndërkohë, dy prej tyre, pra aktoret Loredana Gjeçi dhe Enisa Hysa, kanë ndarë detajet e shfaqjes në studion e “ABC së Mëngjesit”. Ato kanë thënë se është një lojë e bukur mes personazheve femra.

“Ne pothuajse të gjitha kemi momente që shkëputemi, futemi, por secila ka ndonjë rol më specifik, por ne hyjmë dhe dalim në personazhe të ndryshëm herë pas here. Autoret janë të gjitha femra, regjisorja, autorja, ne aktoret që luajmë, por kemi një kompozitor që është djalë. Unë jam shumë e lumtur që punoj me vajzat”, u shpreh Enisa.

“Në origjinal janë 6 personazhe, Klaudia e cila është regjisorja e kësaj shfaqje e ka lënë me 4 personazhe dhe ka ndarë një personazh midis Enit dhe meje, edhe një personazh tjetër, e cila është këngëtarja, që ma ka kaluar mua. Kemi dhe një sfidë të këndimit dhe të kërcimit si rrjedhojë. Është shumë rëndësishme të shijosh procesin. Pastaj rezultati nuk të përket më ty, rezultati është diskutimi pasi shfaqja mbaron”, tha ndër të tjera Loredana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re