Bashkia e Kavajas ka kërkuar që 12 familje në Golem të largohen nga shtëpitë e tyre të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 3 viteve më parë. Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax Neës” banorët kundërshtojnë vendimin pasi bashkia i ka ofruar vetëm 120 mijë lekë të vetra ndërkohë që në një banesë janë 3 kurorë dhe e kanë të pamundur për të jetuar në vend tjetër me qira.

“Ne kemi probleme me kryetarin e bashkisë, ai na kërkoi që të dalim nga shtëpia për një rindërtim tjetër. Vajtëm në bashki ai nuk na priti, ata na thanë do të na japin bonusin 120 milionë lekë të vjetra por ne nuk i pranojmë. Ne nuk mund të dalim në rrugë të madhe. Ai inspektori që ka ardhur të verifikojë që shtëpitë tona janë dëmtuar nga tërmeti para 3 vitesh. Unë jam 3 kurorë brenda banesës. Unë me 120 mijë lek nuk ta jep askush shtëpinë. Të vijë kryetari i Bashkisë. Për një javë na kanë sjellë letrën duke në thënë duhet të lironi banesat. Që të ndërtojë ai super hotele por jo në kurrizin tonë. Kemi 3 vite që jetojmë këtu kjo është absurde. S’kemi çfarë bëjmë”, u shpreh banori.

Ndërkohë në këtë zonë kanë mbërritur fadromat dhe po pritet që familjarët të nxjerrin nga banesat orenditë e tyre në mënyrë që të fillojë aksioni për shembjen e tyre.

Njoftimi që u ka mbëritur banorëve

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re