Home SHQIPERIA TAP furnizon bullgarinë me gaz/ Ursula von Der Leyen: Shkëputet varësia nga Rusia

TAP furnizon bullgarinë me gaz/ Ursula von Der Leyen: Shkëputet varësia nga Rusia

0
TAP furnizon bullgarinë me gaz/ Ursula von Der Leyen: Shkëputet varësia nga Rusia

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sot fillon një epokë e re për Bullgarinë dhe për Evropën Juglindore,- tha Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen , gjatë inagurimit të interkonjeksionit të gazit mes Greqisë e Bullgrisë.

 

 

Projekti i Tap i cili vjen nga Azerbajxhani do të bëjë pjesë të furnizimi të tij edhe Bullgarinë e cila me parë 80% të nevojave të saj i mbulonte nga Gazpromi rus.

 

 

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EVROPIAN

 

Ky tubacion është një ndryshim i lojës për Bullgarinë dhe për sigurinë energjetike të Evropës dhe kjo do të thotë liri nga varësia nga gazi rus. Në mbarë Evropën njerëzit po i ndjejnë pasojat e luftës së Rusisë. Por falë projekteve si ky, Evropa do të ketë mjaftueshëm gaz natyror për dimër.

 

 

Von der Leyen pohoi se Europa po punon për diversifikimin e burmeve të gazit dhe se ajo i ka të gjitha mundësitë të largohet nga varësia ruse.

 

 

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EVROPIAN

 

Hapi i parë ishte diversifikimi i gazit natyror rus me furnizime të tjera të besueshme. Dy hapa të tjerë janë ruajtja e energjisë për të rritur rezervat dhe investimet e mëdha në burimet e rinovueshme. Evropa ka gjithçka që i nevojitet për të çliruar veten nga varësia e saj nga Rusia. Është çështje vullneti politik.

 

Në fund presidentja theksoi se Europa duhet të jetë e bashkuar në përgjigje të kësaj krize.

 

Ndërkohë këtë të shtunë Gazprom njoftoi se nuk do të jetë në gjendje të furnizojë Italinë me gaz për shkak të pamundësisë së transportit të tij përmes Austrisë.

 

Gjithsesi kompania energjitike italiane ka pohuar se pezullimi nuk do ndikojë në kete situatë pasi ata merrnin vetëm 10% të gazit që u nevojitej nga Gazprom.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë