Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, reagon për ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë këtë të fundit një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Kjo është hap strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

This is strategically important. TAP will carry natural gas from Caspian Sea to Europe via Greece & Albania, making Albania an integral part of diversified regional energy architecture. Energy diversification = choice = security = independence https://t.co/PTysZ6imFw

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 14, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re