Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Mujo Ulkqinaku në Lagjen nr.5 të qytetit Durrësit.

Si pasojë e përplasjes së një autoveture tip “Ford Fokus”, me një makinë të parkuar në anë të rrugës  ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Shkak për aksidentin është bërë drejtimi i mjetit në gjendje të duhur nga ana e shoferit në fjalë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews, makina me të cilën udhëtonte personi i dehur është përmbysur plotësisht në mes të rrugës, duke dëshmuar fuqinë e përplasjes.

Mësohet se është bërë transportimi i personit të lënduar në spital pë të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spial. Burime bëjnë me dije se ai nddhet në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko