Një punonjës i Gardës, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

Gardisti 49-vjeçar me iniciale A. LL., me detyrë Trupë Shërbimi, ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur, ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

 

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re