Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu këto ditët e fundit është
komentuar shumë në media për bamirësinë që dëshiron të bëjë për
personazhin mjaft të dashur për publikun Xheison Baftin, i cili çdo të
hënë dhuron spektakël në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit.”

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, ndërkohë vëmendjen na e ka
tërhequr ai i Olti Currit i cili publikisht rrëfeu përmes një postimi se
produksioni nuk duhet ta shndërrojë Xheisonin në ‘lypës’.

Mirëpo mbrëmjen e sotme, vetë Alketa Vejsiu ka reaguar në shenjë
kundërpërgjigje për të gjithë aludimet duke u shprehur përmes një
monologu se nuk arrinte që të gjente shpjegimin e gjithë reagimeve që i
kanë dëgjuar veshët.

Ndërkohë sërish është bërë publike një replikë nga ana e Olti Currit,
i cili shkruan në një postim në Insta Story se të gjithë fëmijëve që
dalin në ekran duhet t’u lidhet kontratë shpërblimi financiar dhe ky
veprim sipas tij, duhet të bëhet që nga data e fillimit të spektakleve
dhe jo pasi të plasë debati në media.

Ja postimi i plotë i Currit: “Rëndësi ka që Xheisoni të bëhet me
shtëpi…dhe pas tij të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë të spektaklit që
kanë nevoja jetike pa bërë dallim. Gjithashtu duhet që të gjithë
fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për
çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit
dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku
transmetohen këto spektakle.

Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit
të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media. Të paktën fëmijët të
paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin.”





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re