Skip to content

Targat angleze futën në dyshime efektivët, mijëra paund në mjetin e kosovarit në Përmet: Futi 15 makina në Shqipëri (EMRI)

Një shtetas nga Kosova po udhëtonte me një makinë me targa angleze “YC54WSU”, me 25 mijë paund të padeklaruara, ndërsa ka ngjallur dyshime nga afektivët e policisë në pikën Kufitare të “Tre Urave” në Përmet.

Ai është ndaluar nga efektivët, ku gjatë kontrollit i janë gjetur në mjet sasia e padeklaruar e parave, ndërsa shtetasi Ardian Ndreka nga Kosova dhe banues në Deçan ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër i identifikuar si Braham Berisha banues në Prishtinë.

Pas veprimeve të kryera policia ka sekuestruar 25 mijë paundët së bashku në automjetin që i transportonin ndërsa ndaj dy shtetasve kosovarë filloi procedimi për veprën penale të ‘mos deklarimit të të hollave në kufi’.

Mësohet se Ndreka prej 3 vitesh ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb