Të premten, Komisioni Evropian shprehu shpresën se një “zgjidhje e përshtatshme” për mosmarrëveshjen në lidhje me riregjistrimin e targave të veturave do të gjendet para afatit të hënën përmes negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Siç tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer, Serbia dhe Kosova, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, “duhet të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme”.

Mamer vuri në dukje se të enjten në Prishtinë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen “ftoi të dyja palët të vazhdojnë negociatat në kuadër të dialogut në vazhdim” dhe kështu iu përgjigj një pyetjeje se si KE dhe Bashkimi Evropian e shohin faktin që autoritetet e Kosovës refuzuan ftesën e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjatur afatin e riregjistrimit me dhjetë muaj të tjerë.Zëdhënësja e KE-së Nabila Massrali u përgjigj se “kanë mbetur edhe tre ditë” deri në afatin e caktuar nga autoritetet në Prishtinë, duke theksuar se qëndrimi i BE-së është se “duhet të shpresojmë në një zgjidhje”.

Nabila Massrali u shpreh se “qëndrimi i Unionit është i qartë, nuk ka ndryshuar dhe do të presim të reagojmë para skadimit të afatit”.

Ajo kujtoi deklaratat e mëparshme të Peter Stano, zëdhënësit të Komisionit Evropian, i cili theksoi të enjten se “është me rëndësi të madhe të parandalohet çdo gjë që çon në shtrëngim të mëtejshëm … dhe është e nevojshme të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura në frymën e kompromisit”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re