Skip to content

Targë me emrin e tij, reagon Edi Rama

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas.”

Ka qenë ky në një farë mënyre shfajësimi i Kryeministrit Edi Rama,
lidhur me këtë autumjet, të cilin ai e bëri publike në profilin e tij
Instagram.

“Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi
doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në
një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një
platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit”, shtoi
më tej Rama.

Kryeministri lidhur me projektin mbi koleksionistët e riparuesit e
apasionuar të makinave të vjetra falënderoi edhe Blendi Gonxhen dhe
skuadrën e tij, për reformimin e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në
menaxhimin e sektorit të automjeteve