Në shtatë ditë, që kur qeveria Haradinaj s vendosi rritjen e tarifave mbi importet e mallrave nga Serbia, shitja e tyre në Kosovë u zvogëlua, tha kryetari i dhomës së tregtisë serbe, Marko Çadezh.

Ai përsëriti se futja e tarifës 10 përqind ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e pranuara nga institucionet e Kosovës.

Çadezh vuri në dukje se tarifat janë një keqardhje për të gjithë ekonominë në rajon dhe se “ato janë produkt i një vendimi politik irracional, në të cilin nuk ka shumë mendim ekonomik”.

Ai shtoi shtoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare thonë janë në kontakt të përditshëm me institucionet e Kosovës dhe përpiqen të zgjidhin problemin, të cilin e shohin si shkelje të çdo gjëje që është nënshkruar.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re