Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që urgjentisht të shpjegojnë vendimin për të rritur tarifat me 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe pritet të Prishtinës dhe të revokojë masat.

“Ky vendim minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-së dhe Kosovës”, tha zëdhënësi i BE-së, Maja Koçijançiç.

Ajo tha në një deklaratë tha se BE-ja kërkon sqarim “urgjent” për “vendimin e papritur të qeverisë së Kosovës”.

Një reagim erdhi dhe nga ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiç i cili gjithashtu kërkoi reagimin e Komisionit Europian.

“Nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë se marrëveshja CEFTA nuk do të funksionojë. Ky hap drastik do të thotë se institucionet e Kosovës zgjodhën një proteksionizëm klasik…”, tha Ljajiç.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re