Skip to content

Tarifa për kalimin në Malin e Zi, Rama: Burokraci, kam bërë kërkesë për ta hequr

WhatsApp Image 2024 03 09 at 4.45.30 PM

Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të gazetarit të Vizion Plus, Bepin Kolvata, theksoi se ka adresuar tek qeveria malazeze problemin e tarfiës që qytetarët shqiptarë paguajnë për kartonin jeshil që nuk është reciproke me qytetarët malazezë.

“Kjo e tarifës ëshë pak si problem që po zgjatet shumë, është e vërtetë që e kemi diskutuar me Dritan Abazoviç, edhe me kryeministrin e ri. Në bisedën e parë që kemi bërë me kryeministrin e ri kur e kam uruar për fitoren i kam thënë të lutem duhet të heqësh tarifën që e paguajnë qytetarët tanë kur vijnë andej gjë që nuk e paguajnë qytetarët malazezë kur vijnë këtej, Ne jemi më të mirë nuk i marrim asnjë qindarkë fqinjëve”, tha ai duke theksuar se e ka adresuar këtë shqetësim, për të cilin thekson se i është premtuar që do merret parasysh. “Edhe Mali i Zi ka besoj, në këtë rast, problem burokatrik se s’ka asnjë kuptim tarifa”, shtoi ai.

Lexo edhe :Related Posts

Sa i përket urës që lidh Ulqinin me Velipojën mbi lumin Buna, projekt i miratuar edhe nga qeveria malazeze, ndonëse nuk përmendi një datë fikse, Rama theksoi se tanimë projekti është gati dhe shumë shpejt do të nisë ndërtimi.

“Ura është idea e Abazoviç që unë e kam përqafuar menjëherë dhe është një projekt i joni. Ne kemi ngritur edhe një grup pune të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi dhe thjesht duhet ta fusim në proces dhe të fillojmë ta ndërtojmë”, u përgjigj ai.//