Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistitkës kanë vijuar edhe këtë të mërkurë me protesta kundër rritjes së tarifave nga shteti për provimet e mbartura.
 
Ata janë mbledhur para Fakultetit të Inxhinierisë duke kërkuar heqjen e tarifave për provimet e mbartuar.
 
Kjo është dita e dytë e protestës që studentët e Inxhinierisë zhvillojnë kundër rritjes së tarifave, ndërkohë që ende nuk ka një qëndrim nga MAS dhe rektorati për këtë çështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re