Deputetët e Listës Serbe kanë zgjedhur të ngujohen në Kuvendin e Kosovës dhe do të qëndrojnë aty deri në mbërritjen e Komisionerit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, vizita e të cilit në Prishtinë pritet të hënën.

Më parë, Stafi i Krizave nga veriu i Kosovës i dërgoi një njoftim mediave se “anëtarët e Listës Serbe u mbyllën në orën 11:00 të dielën në Kuvendin e Prishtinës”.

Krei i Listës Serbe, Goran Rakiçc tha se deputetët u urdhëruan që të qëndronin në ambientet e tyre në Kuvendin e Kosovës deri në takimin me Hahn, për të paraqitur “lëvizjet kundër Serbëve”.

“Po ballafaqohemi me një krizë të mundshme humanitare që po kërcënon popullin serb për shkak të vendimit të Prishtinës për të vendosur 100 për qind taksat doganore dhe kështu praktikisht kanë bllokuan shpërndarjen e ushqimit, barnave, gazetave dhe gjithçkaje tjetër”, tha Rakiç.

Komisioneri Johannes Hahn vjen në Prishtinë pikërisht për të diskutuar këtë çështje të nxehtë. Më parë, ai dhe zërat e tjetë të Brukselit, kanë kërkuar që qeveria e Kosovës të anullojë taksën 100 përqind, vënë për mallrat serbe.

Është planifikuar që Hahn në Prishtinë do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Parlamentit Kadri Veseli, si dhe përfaqësuesit e opozitës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re