Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, tha të martën se në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s, i dërgoi një kërkesë zyrtare Sekretariatit të këtij institucioni për konsultime të drejtpërdrejta në Komitetin e Përbashkët, pas vendimit të Kosovës për të futur 100 për qind tarifat për produktet nga Serbia e Bosnja.

“Ata prej nesër nga marrja e kërkesës, kanë një periudhë prej 90 ditësh kalendarike për të zgjidhur problemin nëse Prishtina ka bërë një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të qartë të marrëveshjes”, u tha  Brnabiç gazetarëve në Beograd.

Ajo bëri të ditur se në qoftë se ajo nuk do të fillojë konsultimet e përbashkëta ose nuk e zgjidhet problemi brenda 90 ditësh, Serbia, në përputhje me Marrëveshjen e CEFTA-s do të nisë procedurën para Gjykatës së Arbitrazhit.

Kërkesa u dërgua, shtoi ajo, përveç Sekretariatit të CEFTA-s, edhe UNMIK-ut, si nënshkrues për Kosovën, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re