Presidenti Thaçi u pozicionua kundër kryeministrit Haradinaj në lidhje me vendimin e qeverisë kosovare për të tarifuar me 10 përqind produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Sipas kreut të qeverisë kosovare, ky lloj tarifimi nuk është diçka e mirë, nisur dhe nga fakti që është kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar

“Me përgjegjësi të madhe duhet të punojmë dhe të marrim vendime të balancuara që janë në interesin e shtetit. Çfarë thonë zyrtarët e Evropës është qëndrimi i tyre. Ajo që unë dua të them është se ne duhet të krijojmë argumente që BE dhe SHBA të na mbështesin, e jo argumente që komplikojnë mekanizmat e tyre dhe mbështetje të tjera ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Në interpretimin që iu bë tarifimit, Haradinaj ofroi dhe argumentin politik se nga këto dy vende vijon të burojë një armiqësi ndaj Kosovës, e se ishte koha, e nënkuptuar kjo, që tarifimi të shërbente dhe për ndryshimin e kursit të tyre. Në këtë qëndrim Haradinaj pati dhe mbështetjen e zëvëndësit të tij, Enver Hoxhaj, ardhur nga radhët e PDK-së, partisë së Thaçit.            

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re