arta e kripur mund të ketë edhe përbërës të tjerë, përveç patateve dhe djathit. Për shembull, nëse doni ta keni më të lehtë, mund të shtoni pak proshutë pule ose perime (kunguj, patëllxhan) dhe djathë.

KOHA E PËRGATITJES – 10 minuta

KOHA E PJEKJES – 25 minuta afërsisht

PËRBËRËSIT:• 1 brumë Brisèe gati• 2 patate të mëdha, të ziera më parë• 150 g djathë “Brie” ose djathë tjetër sipas dëshirës • 1 lugë gjalpë I tretur• 1 e verdhë veze + 2 lugë qumësht• kripë e piper, sipas nevojës

PËRGATITJA:Ndezim furrën në temperaturën 200° C.1. Presim brumin me thikë në 8 ndarje, por pa arritur në anësoren e petës, duke lënë një bord anësor 6-7 cm.2. Patatet i presim në feta 3-4 mm të trasha, I vendosim në petë pranë njëra-tjetrës dhe i lyejmë me penel me pak gjalpë. U vëmë sipër nga një copë djathë, i spërkasim me pak kripë e piper dhe i palosim sipër brumin. E lyejmë të gjithën me penel, me të verdhën e vezës me qumësht, të përzier më parë me pirun.3. E pjekim në furrë për 25/30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. E shërbejmë të ngrohtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re