Task Forca e ngritur nga qeveria për të monitoruar administratën që është nën drejtimin e zv/kryeministres Belinda Balluku ka për qëllim të detyrojë njerëzit të votojnë për qeverinë.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme në një intervistë në Panorama TV, regjisori i njohur Edmond Budina.

“Është ngritur që të detyrojë njerëzit që të votojnë për qeverinë. Një gjë e ngritur nga kjo qeveri është evidente, nuk ka më besueshmëri. Mendoni ju se Edi Rama do vërë një Task Forcë që drejtohet nga Balluku? As mos e çoni nëpër mend. Është për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Edhe të huajve që i thonë ne e bëmë tonën. Administrata është nën presion.

Ka shumë njerëz që e kanë denoncuar këtë. U kërkohen listat e njerëzve që do të votojnë për Partinë Socialiste. Kjo është një gjë që duhet dhe flitet në çdo cep të Tiranës. Askush nuk e merr seriozisht këtë gjë se është bërë një rutinë e zakonshme. Ne duhet me çdo kusht të ndryshojmë sepse nuk janë të gjithë njësoj”, tha Budina.

Ai u shpreh se qytetarët e Tiranës duhet të thyejnë dhe të shkatërrojnë të gjithë posterat në Tiranë që janë denigrues për shkak se janë të kundraligjshme.

“Unë çuditem si qytetarë e Tiranës nuk marrin të thyejnë ato posterat denigrues, Shkoni, digjini, thyejini, shkatërrojini ato se janë të kundraligjshme. Që të ndihet zëri. Shikoni çfarë bëhet në çdo vend të botës kur shkelen të drejtat. Ne mënyrën më njerëzore dhe qytetare për vite të tëra protestuam për teatrin. Erdhën dhe e shembën me njerëzit brenda. Qytetarët duhet të ngrihen dhe gjithë kjo fushatë është denigruese dhe fyese. Edhe rënia e vlerës së euros është nga paratë e pistë që po mbysin Shqipërinë.

Manipulimi i votës ka filluar me kohë. I bëjnë presion qytetarëve. Majlinda Bufi i bënte presion qytetarit. Kjo është skandaloze. Do të ketë dhe tjetërsim të vullnetit të qytetarëve. Dhe këtë e kemi parë edhe nga eksperiencat e shkuara. Mos mendoni se këta i kanë filluar të gjithë ato vota. Opozita fjeti gjumë edhe nëse u bënë manipulime. Opozita duhet të ngrihet dhe të bllokojë vendin”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re