Politologu Afrim Krasnqi komentoi ditën e sotme Taks-Forcën e ngritur për të mbikëqyrur shkeljet e administratës në zgjedhje që drejtohet nga zv kryeministrja Belinda Balluku.

Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV, se në rast se ajo Task Forcë nuk është mbledhur, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, ndërsa nënvizoi nevojën për të hetuar shit blerjen e votave në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.

“Si është e mundur që askush nuk interesohet nëse ajo Task Forcë është mbledhur ndonjëherë. Nëse ajo nuk funksionon, ata nuk është nuk kanë mbajtur premtimin.

Ata kanë shkelur ligjin. Duhet menjëherë të ketë hetim për blerjen e votave. Si është e mundur që e njëjta prokurori nuk merr masa ndaj kryetarëve të bashkive duke trafikuar votën dhe duke ushtruar presion ndaj individëve që votojnë kundër”, u shpreh Krasniqi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re