Pas mbarimit të procesit zgjedhor, task forca e ngritur nga Ministria e Turizmit do të nisë inspektimin në të gjitha stacionet plazhit, përgjatë vijës bregdetare me qëllim verifikimin e zbatimit të masave.

Behët fjalë për rreth 1200 stacione të cilat do të kontrollohen lidhur me sigurinë që ofrojnë, nëpërmjet rojeve bregdetare, pastërtisë, ndarjes së hapësirave publike dhe private si dhe kushtet e tjera të parashikuara ne vendimin e qeverisë.

Task forca do të drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe drejtori Ledion lako paralajmëron se masat do të jenë drastike.

 

Por përgjegjësia e masave nuk do të jetë vetëm tek subjektet private që nuk respektojnë kushtet, por edhe tek njësitë vendore, të cilat për shkak edhe të procesit elektoral nuk kanë shfaqur angazhimin e duhur ndaj këtij sektori.

 

Pak ditë më parë Ministria u detyrua të ngrejë një task forcë me qëllim monitorimit e plazheve, për shkak se një pjesë e njësive vendore kanë neglizhuar në plotësimin e detyrave të tyre ndaj këtij sektori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re